Në kuadër të Ditës së Komunës së Ulqinit, të enjten e ardhshme, më 30 mars, do të mbahet promovimi i librit “Dasma e Ulqinit” nga profesori Jusuf-Cuf Lika.
Është një vepër e gjithanshme për identitetin e shqiptarëve të Ulqinit, pra pjesë e kulturës, traditës dhe zakoneve të pasura të këtij populli.
Në promovim do të jetë edhe një program i pasur kulturo-artistik me motive nga dasma ulqinake.