Organizata sindikale në Ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe kanalizime” ka paralajmëruar që të enjten, më 5 qershor, do të organizojë grevë të përgjithshme.
Thuhet që punëtorët kanë vendosur ta bëjnë këtë hap për shkak të gjendjes së keqe materiale dhe financiare dhe për shkak të mosplotësimit të detyrimeve ligjore nga ana e udhëheqësisë së ndërmarrjes.
“Na kanë borxh nëntë paga, ndërsa as stazhin e punës nuk e kemi të lidhur”, thanë në Sindikatë dhe shtojnë që kërkojnë pesë paga, pagesën e kontributeve nga marsi i vitit 2012 deri më sot, si dhe shlyerjen e shpenzimeve të udhëtimit.
Në këtë organizatë sindikale vlerësojnë që udhëheqësia e “Ujësjellësit” duhet në bashkëpunim me sindikatën të përpilojë programin social.