Para Gjykatës ekonomike në Podgoricë të enjten, më 18 shtator, do të vazhdojë gjykimi kundër komunës së Ulqini për rastin “K1”. Siç mëson Portali Ul-info në këtë seancë gjyqësore do të jenë të pranishëm një sërë zyrtarësh dhe deputetësh nga komuna e Ulqinit.
“Rasti K1”, përndryshe, me vite zvarritet nëpër gjyqësorin malazez. Firma “Rekreaturs”, të cilën më vonë në bursë e bleu “Atlas grupi”, ka paditur komunën e Ulqinit për shembjen e para tre muajve të objekteve në Plazhin e madh të cilët i takonin sindikatës së Kosovës.
Vlera e kërkesës paditëse arriti vlerën prej madje 10,5 milion euro.
Përfaqësuesi ligjor i komunës së Ulqinit Stanko Mariq ka thënë që nuk pret që të enjten do të përfundojë ky proces.