Të gjithë jemi një skuadër: FUSHAT E REJA SPORTIVE NË TIVAR

Vazhdon akcioni “Të gjithë jemi një skuadër”, në kuadër të cilit Tv Vijesti rinovon fushat e basketbollit në 29 shkolla në Mal të Zi. Mbas rinovimit të shkollave të cilat ishin në regjistrin e Ministrisë së arsimit, e cila është partner i Tv Vijesti në këtë projekt, në Tivar janë rinovuar edhe dy fusha shtesë.

Konkretisht, mbas interesimit të madh të fëmijëve për fushën e rinovuar në kuadër të shkollës së mesme “Niko Rolloviq”, kompania “Cerovo” nga Tivari ka vendosur që fëmijëve nga Tivari dhe Sutomore të ju dhuroj edhe dy fusha tjera. Kështu që të premten edhe nxënësit e shkollës “Bllazho Jokov Orllandiq” në Tivar dhe “Kekec” në Sutomore kanë fituar pajisjet për fushat e basketbollit. Në këtë mënyrë, nxënësit, qytetarët, por edhe mysafirët e Tivarit dhe Sutomores gjatë aksionit “Të gjithë jemi një skuadër”, kanë fituar tri fusha të rinovuara të basketbollit”, tha për portalin UL-info ndihmësja e drejtorit të Tv Vijesti Marijana Bojaniq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi