Sot në Shkollën e mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, në kuadër të aksionit Të gjithë jemi një skuadër të cilën e bënë Tv Vijesti me partner, u dorëzua donacioni.
Sipas fjalëve të ndihmëses së drejtorit të kësaj shtëpie mediatike Marijana Bojaniq, gjatë këtij aksion të dobishëm për shoqëri do të rinovohen fushat e basketbollit të cilat i përdorin nxënësit e 29 shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi.
Në aksionin e sotëm morri pjesë dhe lujtari i përfaqësueses së Malit të Zi në basketboll Vlladimir Mihajlloviq, përndryshe i lindur në Ulqin.
Tv Vijesti me këtë aksion dëshiron të tregoj në domosdoshmërinë e lidhjes dhe veprimit të përbashkët për të mirën e fëmijëve dhe të rinjve , për kyçjen e tyre më aktive dhe masovike në sport dhe kultivimin e stilit të shëndetshëm të jetës, si dhe popullarizimin i basketbollit si disiplinë rekreative dhe garuese