Mundi i Organizatës turistike që mbas disa viteve pauzë të organizojë manifestimin „Të gjithë për turizëm“ ishte plotësisht i arsyeshëm. Rreth tre mijë Ulqinak dhe mysafirë të tyre kanë përcjellë ose marrë pjesë në programet të cilët janë mbajtur të premten.
Aty kishte diçka për çdokënd. Nga defileu i fëmijëve dhe mezhoretat, orkestra, Festivali regjional i folklorit, në të cilën morën pjesë shoqatat kulturo-artistike nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, deri tek koncertet për të rinjtë.
Vizitorët kishin mundësi të provojnë kublën, të pinë verë dhe birrë, të dëgjojnë grupet e muzikës qytetare. Para restorantit „Bonita“, në Çarshi, ka performuar grupi „Burimi“, i cili kultivon muzikën tradicionale qytetare.
Pjesa më e madhe e shëtitores në Ranë ishte e mbuluar me stenda ku u prezantuan punimet artizanale.