Për festat e një majit në Ulqin do të organizohet manifestimi tradicional „Të gjithë për turizëm“, me program më të begat deri tani.
Siç mësoi Portali Ul-info nga organizatorët, Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike, planifikohet që manifestimi të zgjas katër ditë, nga 1 deri më 4 maj, ndërsa qytetarët dhe turistët do të mund të kënaqën në programe të ndryshme.
Kështu, përveç të tjerash, më një maj në plazhin „Kopakabana“ do të organizohet koncerti i grupit të njohur kroat „Kolonija“ dhe grupeve muzikore nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa më dy maj në Ranë do të hapet Panairi i artizanëve, do të organizohet Nata e kublave, do të bëjnë muzikë grupet vendase dhe „Pljevalski tamburaši“, do të këndojnë Trio band dhe „Bisernice Boke“.
Të shtunën më tre maj planifikohet parada e fëmijëve me maska dhe i shoqatave kulturo artistike, karnavali i mazhoretave, programi për fëmijë, si dhe Festivali regjional i folklorit. Atë mbrëmje koncertin do ta mbajnë NRG Band dhe këngëtari Danijel Alibabiq.
Manifestimi përfundon të dielën, më 4 maj, me garën e krijimit të skulpturave në ranë për nxënësit e shkollave të Ulqinit dhe me argëtim në plazh.