Sot do të mbahet program i manifestimit “Të gjithë për turizëm”, sepse besohet që të shtunën dhe të dielën do të jetë mot me shi, është lajmëruar nga Organizata turistike.
Programi i sotëm fillon në ora 18, kur nga hapësira e ish Stacionit të autobusëve, nisë defileu i fëmijëve me maska, e vazhdon një orë më vonë me defiletë e shoqatave kulturo-artistike dhe mazhoretëve me përcjelljen e orkestrës ushtarake.
Në Ranë njëkohësisht do të hapet Panairi i artizanëve, do të jetë Nata e kubles, do të mbahet Festivali regjional i folklorit, ndërsa në tre punkte në qytet do të këndojnë grupet qytetare vokale-instrumentale.
Për të rinjtë, me fillim në ora 22, është parashikuar koncerti i Danijel Alibabiq, ndërsa mysafirët dhe vendasit do ti argëtoj dhe NRG Band.