“Të gjithë për turizmin”: Tre ngjarje muzikore në tre ditët e ardshme

Komuna e Ulqinin në bashkëpunim me Qendrën për kulturë dhe Organizatën turistike Ulqin, në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizmin”, organizon tre ngjarje muzikore që do ta pasurojnë programin kulturor dhe argëtues të qytetit.

🎶 29 maj 2025 – Në galerinë e Qendrës për Kulturë, adhuruesit e muzikës klasike do të kënaqen me një koncert të jashtëzakonshëm nga pianistja Iliriana Gjoni dhe violonçelisti Bledar Zajmi, të cilët do të sjellin një përjetim të veçantë përmes mjeshtërisë dhe ndjenjës.

🎤 30 maj 2025 – Në Plazhin e Vogël, vijon spektakli me performancën plot energji të Amadeus Band, për një mbrëmje të mbushur me muzikë të mirë dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

🌟 31 maj 2025 – Manifestimi do të përmbyllet në të njëjtin vend me koncertin e yllit rajonal Era Istrefi, e cila do të sjellë një mbrëmje të paharrueshme me hitet e saj dhe prezencën karizmatike.

Mos i humbisni këto net magjike që bashkojnë artin, argëtimin dhe atmosferën verore në mënyrën më të bukur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi