Të hënën, me 19 nëntor, në Galerinë e Qendrës për Kulturë do të organizohet ekspozita e fotografive “Përgjegjshëm për Ulqin”.
Organizatorët, shoqata “MogUL”, duke ftuar të gjithë që të marrin pjesë në hapjen solemne të ekspozitës, thanë se kjo është edhe një mundësi e mirë “të kujtojmë edhe një herë pasojat shkatërruese të privatizimit dhe veprimeve tjera korruptuese në qytetin ton”.
Evenimenti do të fillojë në ora 18.








