Në Ulqin të hënën, në afërsi të Gjimnazit, do të hapet konvikti i nxënësve.
Ky konvikt do të sigurohet me mjetet e organizatës humanitare dhe kulturore “Sulejmanija vakfi” nga Turqia dhe do të mundësohet banimi dhe ushqimi për nxënësit e Gjimnazit nga rrethina e qytetit dhe nga Kraja.
Të hënën po ashtu do të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e ndërtesës së konviktit në Ulqin.