Këndi i parë publik i lojërave për fëmijë do të hapet solemnisht të hënën, më 8 dhjetor, para Qendrës për kulturë, mëson Portali Ul-info.
Gjatë ditës së djeshme janë montuar një sërë pajisjesh për lojën e fëmijëve, si dhe disa ulëse dhe gardhi i drurit.
Ky aksion është pjesë e projektit “Të kthejmë fëmijëve këndet e lojërave!” të cilin e inicioj shoqata “Prindërit”.
Sponsori gjeneral i këtij aksioni është Banka komerciale malazeze, e cila dhuroi pjesën dërmuese të pajisjeve, me përkrahjen e sipërmarrësve lokal dhe komunës.
Për ngjyrat e bukura rreth këndit të lojërave janë kujdesur anëtarët e Punëtorisë artistike.








