Anëtarët e koalicionin paszgjedhor të cilët do të formojnë pushtetin e ri në Ulqin, Froca e re demokratike, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv, kanë arritur mbrëmë marrëveshjen që të hënën të mbahen dy mbledhje të përbërjes së re të Parlamentit komunal, mëson Portali UL-info.
Në mbledhjen e parë, e cila do të filloj në ora 10, do të bëhet verifikimi i mandateve dhe do të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Pritet që të jetë nënkryetari i Forcës Xhaudet Cakuli.
Një orë më vonë këshilltarët do të mblidhen prapë në mënyrë që të zgjedhin kryetarin e ri të komunës së Ulqinit. Në koalicionin qeverisës është arritur marrëveshja që këtë funksion ta kryej lideri i Partisë demokratike dhe i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka.