Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018, 34/19, 38/20, 50/22 dhe 84/22)dhe nenit 66 të Rregullores së punës së kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi” – dispozitat e Komunës nr. 27/20),
THËRRAS
MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoj këtë
Rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mbajtur me datë03.2023.
- Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
- Propozimi i Llogarisë përfundimtare të Komunës së Ulqinit për vitin 2022;
- Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Qendrës Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të kufizuara në zhvillim “Sirena“, Ulqin;
- Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin për themelimin e Bashkesisë lokale „Pistull“;
- Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin për miratimin e çmimores për shfrytëzimin e vendparkimeve publike të SHPK –së “Parking servis” Ulqin nr.169/23-2 të dates 21.03.2023;
- Propozim -vendimi mbi taksat lokale administrative;
- Propozim – vendimi për tatimin mbi pasuri të paluajtshme në Komunën e Ulqinit;
- Propozim – vendimi për dhënien e pëlqimit për Programin e punës të Ndërmarrjes Publike për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave – Ulqin për vitin 2023;
- Propozim i Përfundimit mbi miratimin e raportit të punës të Kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale të Komunes së Ulqinit për vitin 2022;
- Propozim i Përfundimit mbi aprovimin e raportit të punës dhe masave të ndërmarra, vitii gjuetisë 2022/2023, numër 176 të datës 27.03.2023.
ZGJEDHJE DHE EMËRIME
- Propozim – vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin për emerimin e drejtorit ekzekutiv të SHPK –së “Parking Servis“ Ulqin;
Mbledhja do të mbahet me datë 31.07.2023 (e hënë), në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 12:00.
KRYETARI
Ardijan Mavriq, d.v.