Të hënën mbrëma: AVOKATI PIPEROVIQ SHËNJESTËR E HAJDUTËVE

Zoran PiperovicNjë mashkull i gjatë rreth 1.90m, i zhvilluar, ka hyrë të hënën mbrëma rreth orës 22 në zyrën e avokatit Zoran Piperoviq, në vendbanimin Pinjesh, shkruan “Vijesti”.

Piperoviq të martën tha se nuk dinë çfarë kërkoi hajduti në zyrë.

Djali i avokatit Gjorgje, i cili në atë moment ndodhej në shtëpi, ka thënë se fëmijët e komshinjve i kanë thënë se dikush është në zyrë. “Jam ulur nga kati sa më shpejt që munda, por ai ve[ ishte larguar”, tha ai duke shtuar se grabitësi fliste në gjuhën shqipe.

Sipas fjalëve të avokatit, grabitësi e njihte shtëpinë e tij, sepse vetëm zyre, e cila ka hyrje të veçantë, nuk është nën video-mbikqyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi