Të hënën: NATA E LEJLETUL KADRIT

Xhamia, DzamiaSipas besimit tradicional nata e Lejletul Kadrit është nata e 27 në muajin e Ramazanit, që do të thotë se kjo “natë e fatit” është të hënën, më 13 korrik.

Çfarë vlere ka kjo natë më së miri shihet nga vet Kur’ani në të cilin thuhet se “nata Kadr është më e mire se një mijë muaj”.

Muslimanët mendojnë se në këtë natë të bekuar ka ndodhur bashkimi i botës së ultë dhe të lartë, bashkimi i Qiellit dhe tokës, gjegjësisht publikimi i Kur’anit dhe ulja e udhëzimit për tërë njerëzimin, në mënyrë që të jenë në rrugë të drejtë.

Para kësaj nate, në Xhaminë në maje të Pazarit (tek rrethi), besimtarët i shprehin respektin fijes së flokut nga koka e profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, e cila me respekt të jashtëzakonshëm dhe me kujdes të madh me shekuj është ruajtur në selinë e Bashkësisë islame të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi