Në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi 2026”, organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, do të mbahet promovimi i monografisë të autorit Bozhidar Proroçiq, me titull “Piktorët shqiptarë në Malin e Zi – Urë e ngjyrave të Mesdheut” dhe hapja e ekspozitës së pikturave.
-
Data: E hënë, më 9 nëntor 2026
-
Ora: 19:00
-
Vendi: Hoteli Mediteran, Ulqin
Në këtë ngjarje do të flasin:
-
Gzim Hajdinaga – Drejtor i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi
-
Velko Gjukanoviq – profesor
-
Bozhidar Proroçiq – autor
Moderatore e mbrëmjes do të jetë:
-
Eliana Peku








