Të hënën: NP “PARQET NACIONALE” MARRIN KRIPOREN

Kriporja, Solana 6Administrate e Falimentit në Kripore dhe Ndërmarrja publike “Parqet nacionale” do të nënshkruajnë të hënën kontratën 12 mujore për qiramarrjen e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin, shkruan “Vijesti”.

Siç theksohet, prioriteti i kësaj kontratë është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit, derisa prodhimi i kripës është lënë si mundësi.

Masat urgjente të mbrojtjes së Kripores i kërkuan institucionet evropiane dhe ambasadat e shteteve perëndimore në Podgoricë.

Siç u deklarua për Portalin Ul-info nga Qeveria e Malit të Zi, shteti u përcaktua që qiramarrja të dakordohet me NP “Parqet nacionale”, sepse ajo është në pronësi shtetërore, ndërsa toka në Kripore i takon shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi