Këshilli parlamentar për antikorrupsion do të mbajë të hënën, me iniciativë të deputetit të Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq, seancë dëgjimore ku do të marrin pjesë ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për të mirat detare Rajko Baroviq.
Pajoviq në fund të shkurtit e dorëzoi iniciativën sepse, siç tha, nuk është e njohur se ku dhe në ç’mënyrë janë shpenzuar paratë e kësaj ndërmarrje.
“Iniciativa është dorëzuar për shkak të pagesës së paligjshme të kompensimit për përdorimin e shtëpizave në lokalitetin Ada e Bunës, të cilët janë ndërtuar pa leje, sidomos meqë bëhet fjalë për lokalitetin me vlerë të jashtëzakonshme natyrore”, tha ai duke theksuar se “vjelja e të ardhurave në Adë të Bunës nuk përcillet as përafërsisht nga investimet në territorin e komunës së Ulqinit prej ku paratë mblidhen”.









