Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavriq caktoi për të hënën, datë 27.06.2022., me fillim nga ora 11:00, vazhdimin e mbledhjes së Dytë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila ka nisur më date 17 qershor.
Në rend dite është ndër të tjera zgjedhja e dy nënkryetarëve të Komunës.
Siç e kemi paralajmëruar, ato do të jenë Beqir Sella nga Partia Demokratike dhe Sabro Sallaj nga Forca e Re Demokratike.