Të marten e ardhshme: DY MBLEDHJE TË KUVENDIT KOMUNAL TË ULQINIT

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, ParlamentKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa ka caktuar për të martën, me 12 nëntor, dy mbledhje të Parlamentit lokal.

Për ora 11 është parashikuar fillimi i mbledhjes në të cilën duhej të shqyrtohen mbi 20 pika por kjo nuk do të ndodh, sepse propozuesi i tyre, kryetari i komunës Nazif Cungu, ka vendosur ti tërheq.

Është paralajmëruar po ashtu që në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë Klubi i këshilltarëve të Forcës së re demokratike, ndërsa nuk është e sigurt a do të marrin pjesë në të këshilltarët e Partisë demokratike të socialistëve.

Nga Partia socialiste popullore është deklaruar që do të kërkojnë që në rend të ditës të vendoset iniciativa e tyre për shkarkimin e kryetarit të komunës.

Dy orë më vonë duhet të filloj mbledhja e re e Kuvendit me dy pika të rendit të ditës: Propozim vendimi për përcaktimin e numrit të këshilltarëve në Kuvendin komunal dhe Propozim vendimi për shkurtim të mandatit të këshilltarëve në Kuvendin komunal.

Ja dhe pikat të cilat ishin në rendin e ditës të mbledhjes së Kuvendit, e nuk do të shqyrtohen:

1. Përgjigje në pyetjen e këshilltarit Mark Shkrela,
2. Propozim Vendimi për Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2012,
3. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës së Ulqinit për realizimin e funksionit të vetëqeverisjes lokale për vitin 2012,
4. Raporti i punës i Agjencisë për ndërtimin dhe zhvillimin e Ulqinit për vitin 2012,
5. Raporti i punës i NP për veprimtari komunale për vitin 2012,
6. Raporti i punës i SHPK RTUL për vitin 2012,
7. Raporti i punës i NP për rritjen dhe mbrojtjen e egërsirave “Ulqini” Ulqin për sezonin e gjuetisë 2012/2013,
8. Raporti i punës dhe financimi për vitin 2012 i Qendrës për kulturë,

9. Raporti për afarizimin e NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” për vitin 2012.

10. Propozim Vendimi për themelimin e SHPK “Resurset” Ulqin,
11. Propozim Vendimi për lirimin nga pagesa e kompensimit për pajimin komunal të tokës ndërtimore për Bashkësinë Islame Ulqin,
12. Propozim Vendimi për blerje me qëllim të kompletimit të PU nr. 94 në zonën A nga PI PDU Ulqini “Qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi” për Fevzi Hazbiun,
13. Propozim Vendimi për kompletimin e parcelës urbanistike nr. 109 në zonën B nga PI PDU Ulqini “Qyteti” për Sofraxhiu Muhamet,

14. Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim kompletimi të PU 2 PDU “Ulqin – qytet”, lokaliteti Meraja 1 për Latif Gorana.

15.  Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim kompletimi të PU 103 PDU “Ulqin – qytet”, lokaliteti Pinjesh 1 për Parfenov Viktor.

16. Propozim Vendimi për konfirmimin e plotësimit të Planit të vendosjes së objekteve të përkohshme për vitin 2013,
17. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për rregullimin e komunikacionit në territorin e Komunës së Ulqinit,
18. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për rendin komunal,
19. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Aktvendimin për pushimin e mandatit të Kryeadministratorit Jakup Murati nga Ulqini,
20. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në zgjedhjen e Kryeadministratorit.

21. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për shkarkimin e nënkryetarit të Komunës së Ulqinit Selim Resulbegoviq.

22. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për zgjedhjen e drejtorit të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” Fehim Avdiu.

23. Zgjedhje dhe emërime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…