Të marten: HAPET ZYRA PËR BASHKËPUNIM ME DIASPORËN

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitNesër në qytetin tonë do të fillojë nga puna Zyra për Bashkëpunim me Diasporë.

Qëllimi i hapjes  së zyrës është vënia e një komunikimi zyrtarë me bashkëvendasit tanë, me shoqatat dhe asociacionet e tyre.  Ajo do të ndërtojë bazën e të dhënave të mërgimtarëve tanë, implementojë projekte që kanë për qëllim involvimin e diasporës në jetën socio-ekonomike të qytetit tonë, regjistrimin e potencialin intelektual të diasporës etj.  Do të jetë urë për të gjithë ata mergimtarë që janë të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e Ulqinit. Ajo do të angazhohet për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor dhe lidhshmëritë e tyre me institucionet vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…