Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike.
Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor të njohur nga Shqipëria dhe dy divat e operës, Jadranka Jovanoviq nga Serbia dhe Aleksandra Vojvodiq nga Mali i Zi.
Organizator i këtij spektakli është Organizata Turistike (OT), me mbështetjen e Komunës së Ulqinit.
Nga OT thonë se ky koncert është “një dhuratë për qytetin dhe kënaqësi për zhvillimin e suksesshëm të sezonit turistik”.
One Response
1. Teksti ska date
2. Teksti ska autor
3. Teksti thote e “marte” pa date
4. Nuk tregon ku mbahet
5. Nuk tregon a duhen bileta dhe sa kushtojne
6. Nuk tregon programin e shfaqjes