Shoqata e artistëve dhe artizaneve me datën 10-11.09.2013 ka marre iniciativën për te organizuar ekspozitën e artistit me famë botërore Pjetër Vukaj nga Kelmendi, i cili është fitues i shumë dekoratave në vende te ndryshme të globit. Për herë të parë si anëtarë i Shoqatës GLOBUS ART, shpalosë arte të reja (Gërvishte dhe qethje në lëkuren e dhive, gërvishte dhe gdhendje ne lëvozhgen e drurit, Lahutën më të madhe në tërë globin e gjatë 2.46 m).\
Për të shoqëruar ekspozitën marrin pjesë edhe artistë tjerë dhe artizan të njohur nga vendi dhe rajoni. Ekspozitën po ashtu do ta shoqëroje mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja dhe mbesa e tij e talentuar Eneida Kruja të cilët do të shfaqin pikat e tyre humoristike.
Hapja solemne do të bëhet ditën e marte me datë 10.09.2013 në ora 18.00 në shtëpinë e Qendrës kulturore – Ulqin.