Në organizim të Qendrës kulturore dhe Shoqatës së krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi, në Skenën verore të Kalasë nesër mbrëma, me fillim në ora 21, do të mbahet mbrëmja autoriale e publicistit dr. Gani Karamanaga.
Me këtë do të prezantohet libri i tij më i ri “Rrënjët”, për të cilën, përveç autorit, do të flasë shkrimtari Ali Llunji dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq.
Për jetën dhe punën e dr. Karamanagës do të bisedojnë dr. Zulfije Duraku, dr. Millan Rolloviq, Aleksandar Aco-Janinoviq dhe dr. Nail Draga.