Të martën në Ulqin: PROMOVIMI I LIBRIT TË MARY EDITH DURHAM

Në Ulqin, në hotelin “Nobel”, të martën, më 14 tetor 2025, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet promovimi i librit “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” (Dvadeset godina balkanske zamršenosti) nga shkrimtarja, shkencëtarja dhe humanitarja e famshme britanike Mary Edith Durham.

Në promovim do të flasin dr Srgja Martinoviq, Zoran Glomaziq dhe Mustafa Canka, gazetar dhe publicist.

Pas promovimit, do të jetë e mundur të blihet libri. Kjo vepër nga Mary Edith Durham u botua për herë të parë në vitin 1920 në Londër dhe i kushtohet rrethanave ballkanike nga viti 1900 deri në vitin 1920. Autorja, e cila merrej me antropologji, shkrim dhe fotografi, e njihte mirë rrethanat ballkanike dhe merrej me punë humanitare në këtë fushë.

Shqiptarët e vlerësojnë lart Mary Edith Durhamin, duke i dhënë asaj emrin “Mbretëresha e Maleve shqiptare”. Asdreni i përkushtoi asaj një vëllim poetik, ndërsa, kur Durham vdiq më 1944, mbreti Zog në mërgim u shpreh: “Ajo na dha zemrën e saj dhe u bë zë në veshin e malësorëve tanë”. Në vitin 2004, presidenti Alfred Moisiu e cilësoi Edith Durhamin si një prej personaliteteve më të shquara të botës shqiptare gjatë shekullit XX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi