Me parullën “Ulqini është shtëpia jonë”, përmes Facebook-ut u caktua tubimi protestues i qytetarëve të kësaj komune.
Arsyeja e protestës është kalimi i paralajmëruar i rreth 8.000 katror të tokës së Komunës në Pyllin e Pishave në pronësi të Qeverisë së Malit të Zi me qëllim daljen nga bllokimi i xhiro llogarisë së Komunës.
Tubimi protestues “Të gjithë në këmbë në mbrojtje të pyllit të pishave” do të mbahet të martën, me 1 tetor, me fillim në ora 11, para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.