Të MD në Bunë: 170 SHTËPIZA PA KONTRATË

rijeka bojana ulcinj, lumi Buna UlqinRreth 170 pronarë të shtëpizave në Adë, të cilët nuk kanë nënshkruar kontratën me Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të Mirave detare, të hënën, me 3 mars, do të jenë shënjestër e inspektorëve të mbrojtjes së hapësirës, shkruajnë “Vijesti”.

“Ne evidentuam pronarët të cilën nuk i kanë nënshkruar kontratat dhe për këtë kemi lajmëruar Drejtorin për punë inspektuese”, është deklaruar për këtë gazetë nga Të Mirat detare.

Në brigjet e Bunës ekzistojnë rreth 430 shtëpiza, nga të cilat 260 kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e tokës shtetërore.

Sipas çmimores, pronarët e objekteve deri në 30 m2 paguajnë 10 euro për metër katrorë, gjë që është gjoja lehtësim për peshkatarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…