Për nder të punëtorit të theksuar arsimor dhe kompozitorit Fiqri Hasanaga në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin të mërkurën do të mbahet akademia për jetën dhe punën e tij.
Para kësaj solemnisht do të zbulohet tabela në një rrugë të qytetit e cila, me vendim të Kuvendit komunal, do të mbajë emrin e tij.
Profesor Hasanaga ndërroi jetë më 22 shtator të vitit 2008, në moshën 55 vjeçare.