Kryetari i Komunës Omer Bajraktari dhe Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Qazim Hoxhiq do të mbajnë së bashku një konferencë për media ku do të prezantojnë programin e detajuar “Sweet December” të paraparë për festat e fundvitit.
Siç njoftuan nga OT, këtë vit pritet një program i pasur dhe i larmishëm për të gjitha moshat i cili do të filloi me 15 dhjetor.
Një numër yjesh të njohur rajonalë janë planifikuar të mbajnë koncerte në Ranë.