Të mërkurën e ardhshme në Adë: HAPJA SOLEMNE E GREEN CULTURE FEST-IT

Green Culture FestHapja solemne e Green Culture Fest-it, të 3 me radhë, është planifikuar të mërkurën e ardhshme në Adë të Bunës, në restorantin “Barbana”, njoftuan organizatorët e manifestimit.

Ato, siç transmeton Portali CdM, thanë se presin pjesëmarrje aktive të 150-200 pjesëmarrësve, ndër të cilët do të jenë edhe emra të njohur të industrisë kreative.

Ardhjen në Ulqin me këtë rast e kanë vërtetuar ambasadoret e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker, Francës Veronique Brumeaux dhe Polonisë Irena Tataryznska, ndërsa pritet konfirmimi i pjesëmarrjes së ambasadorit të BE-së në Podgoricë Mitja Drobniç.

“Shpresojmë se ky manifestim do të bëhet tradicional dhe që Ulqini nëpërmjet tij do të bëhet destinacion i njohur për komunitetin e punëtorëve kulturor nga të gjithë anët e botës”, thanë organizatorët e Green Culture Fest-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi