Të mërkurën: KUVENDI I JASHTËZAKONSHËM I AKSIONARËVE TË “RIVIERËS SË ULQINIT”

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijeraKuvendi i jashtëzakonshëm i aksionarëve të Ndërmarrjes Hotelerike-Turistike “Riviera e Ulqinit” u caktua për të mërkurën, me 13 qershor.

Në këtë tubim do të diskutohet për dhënien e pëlqimit kompanisë “Karisma Hotels Adriatic Montenegro”, si qiramarrës të një pjese të pronës, që të rifinancojë kredinë e “Rivierës së Ulqinit” tek “Atlas Banka” dhe Fondi Investues – Zhvillimor, si dhe të vendos hipotekën e rendit të parë në hotelet “Bellevue” dhe “Olympic”.

Në rend të ditës do të jetë edhe përzgjedhje e shtëpisë së auditit me kompetencë të kontrolluesit të autorizuar, detyra e së cilës do të jetë të vërtetojë gjendjen faktike me rastin e realizimit të kontratës për shitblerjen e hotelit “Mediteran”, të nënshkruar me 25 korrik të vitit 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi