Të mërkurën mbledhje e jashtëzakonshme e KK: PËR INVESTIME ME VLERË 25 MILION EURO

Kuvendi Komunal i UlqinitKëshilltarët e Parlamentit lokal do të mbajnë pasnesër mbledhjen e jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës.

Pritet që ato të miratojnë vendimet për investime me vlerë 25 milion euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Në këtë mënyrë më në fund do të hapet hapësira për fillimin e investimeve të mëdha në objekte turistike në Plazh të madhe dhe Adë.

Banka zhvillimore gjermane KfË javën e kaluar ka vendosur që me rreth dy milion euro të financojë punimin e Studimit të fizibilitetit për këtë sektor në Ulqin, ndërsa vetëm në fazën e parë do të mundësojë kredinë për komunën prej 20 milion euro, garant i të cilit është Qeveria e Malit të Zi.

Këshillitarët do të votojnë edhe për kredi prej pesë milion euro, mjete të cilat do të dedikohen për rrjetin e kanalizimit në vendbanimet: Kodra, Totosh, Mali i bardh dhe Braticë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Kalaja e Ulqinit në hartat më të famshme të botës

Argumentët që Kalaja e Ulqinit është e njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta dëshmohet nga fakti se ai është në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historianit, gjeografit dhe bibliotekarit