Futbollistët e Federalit do të luajnë ndeshjen vendimtare për kualifikim në rangun më të lartë garues. Ato para tifozëve të vet do të takohen me skuadrën “Radniçki” nga Berane.
Ndeshja fillon në ora 17:30, në stadiumin e hotelit “Olimpik”.
Prej Federalit janë ftuar Ulqinakët që masovikisht të jenë të pranishëm në ndeshje dhe me përkrahje nga tribuna ti ndihmojnë ekipit të vet të kualifikohet në Ligën e dytë.