Muzeu i Ulqinit me datë 03 maj 2017, në ora 19:30, në kuadër të manifestimit tradicional “Te gjithë për turizëm”, organizon mbrëmjen: Detaria e Ulqinit.
Aktiviteti do të jetë i përvitshëm dhe do të trajtojë traditën e madhe të detarisë së Ulqinit. Këtë vit aktiviteti do të vër theksin:
- në rëndësinë që ka tradita e detarisë për historinë e Ulqinit
- në prezantimin e dëshmive të detarisë së Ulqinit
- në prezantimit e maketave të anijeve të punuara prej banorëve të Ulqinit
- në rëndësinë që ka mbrojtja e hapësirës nënujore të Ulqinit ku gjenden dëshmi të detarisë
- në rëndësinë qe ka tradita e detarisë së Ulqinit për turizëm e cila është dhe dega më e rëndësishme e ekonomisë së Ulqinit.
Ky aktivitet i Muzeut të Ulqinit është i hapur për të gjithë.