Kryetari i Partisë demokratike (PD) dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi Fatmir Gjeka do të pyes të mërkurën kryeministrin Millo Gjukanoviq kur do të filloj faza e tretë e rikonstruktimit të rrugës Ulqin-Sukubinë. “A planifikon Qeveria zgjerimin e vendkalimit kufitar Sukubinë-Muriqan për arsye të nevojës së tij për kalimin e mallrave”, thuhet më tej në pyetjen që do ja shtroi kryetarit të Qeverisë në kuadër të orës së kryeministrit.
Gjeka është kryetar i Klubit të partive shqiptare (PD dhe Forca e re demokratike), Iniciativës kroate qytetare dhe Partisë liberale në Kuvendin e Malit të Zi.