Të mërkurën në Ulqin: VIJNË KRYEMINISTRI DHE KRYETARI I KUVENDIT

Pristan Ulcinj, Rana Ulqin, KorzoNesër në orët e pasdites Ulqini do të jetë vendi më i rëndësishëm në Mal të Zi. Është paralajmëruar që të mërkurën në këtë qytet do të qëndrojnë kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq dhe kryetari i Qeverisë Millo Gjukanoviq, gjegjësisht liderët e Partisë socialdemokrate të Malit të Zi (PSD) dhe Partisë demokratike të socialistëve (PDS).

“Nesër vijnë Kryetari i PSD-së në MZ Ranko Krivokapiq, ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq, ministri i komunikacionit dhe detarisë Ivan Brajoviq, drejtori gjeneral i Drejtorisë për administratë në MPB Abid Crnovrshanin. Shëtisni me ne në Ranë në ora 15:00”, thuhet në faqen e FB të Forumit rinor të PSD-së.

Pak më vonë, në ora 19, në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë, do të mbahet promovimi qendror i PDS-së, në të cilën do të flasin lideri i kësaj parti Millo Gjukanoviq. Anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në “konventën fituese të PDS-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi