Në Bibliotekën e qytetit në Ulqin të mërkurën, më 23 dhjetor, me fillim në ora 18, do të bëhet përurimi i librit “Shënimet e bibliotekistit”, të autorit Fadil Kroma.
Ky është libri i pare i bibliotekistit më të njohur në historinë e Ulqinit, drejtuesit shumëvjeçar të Bibliotekës së Ulqinit.
Me këtë rast do të shënohet edhe 130 vjetori i hapjes së Sallës së parë të leximit në Ulqin.