Të mirat detare: AKSIONE PËR SHËNIMIN E “DITËS SË PLANETIT TOKË”

Dan Planete zemlje, Dita e TokesDita e Planetit Tokë shënohet me aksione ekologjike çdo vit me 22 Prill. Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi tashmë tradicionalisht, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare lokale, shkolla dhe institucione të tjera organizon aksione të pastrimit dhe rregullimit të të mirave detare.
Këtë vit në Ulqin do të realizohen dy aksione.
Të shtunën me 21 Prill, në ora 09:00, NP “Të mirat detare” në bashkëpunim me OJQ “Hapi i gjelbër”, do të realizojë aksionin e pastrimit të rrugës pranë degës së djathtë të lumit Buna tek ura deri në plazh dhe restorantit Ivana.
Aksionit do ti bashkëngjiten përfaqësuesit OJQ “Buna”, peshkatarët lokal, turistët, qytetarët dhe të tjerët.
Të dielën me 22 Prill, me fillim në ora 10:00 Ndërmarrja publike në bashkëpunim me kompanin Karisma Hotels & Resorts, do të organizojnë aksionin e pastrimit të një pjese të Plazhit të madh, me theks të veçantë në zonën pranë ish hotelit “Olimpic”.
Këtij aksion do ti bashkëngjiten OJQ-të lokale, qytetarët e Ulqinit dhe turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi