Të Mirat detare: CAKULI I PAKËNAQUR ME TRAJTIMIN NDAJ ULQINIT

xhaudet-cakuliPara tre muajve Portali jonë ka shkruar që Grupi punues i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit për punimin e Propozimit të ri të Ligjit për të mirat detare e ka përfunduar punën e vet.

Anëtarë i këtij grupi punues nga komuna e Ulqinit Xhaudet Cakuli ka thënë dje gjatë diskutimit për shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendi komunal të Ulqinit që “aspak nuk është i kënaqur me trajtimin që Ulqini e ka në atë trup”. “Atë që kemi arritur këtu si përfundim nuk mund të kaloj, para së gjithash qëndrimi për vijën e përfshirjes së të mirave detare”, tha ai.

Cakuli, i cili është kryetar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare, ka akuzuar për këtë lloj trajtimi PSD-në dhe PDS-në.

Por, nga PSD-ja iu përgjigjen që për këtë duhej ti njoftonte kaherë këshilltarët në Parlament të cilët që në dhjetor të vitit 2011 njëzëri kanë miratuar përfundimet për Draftin e Ligjit të ri për të mira detare, në mënyrë që të kishin mundësi të reagojnë. Edhe kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka i dha vërejtje Cakulit pse tërë këtë kohë nuk e ka njoftuar opinionin me këtë problem.

Të Mirat detare në Ulqin përfshijnë 33 milion metra katrorë apo 13 për qind të territorit të komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi