Rezultatet e analizave të përsëritura të cilësisë së ujit të detit, të cilët më 31.08.2015, gjegjësisht të hënën, janë marrë nga lokaliteti “Sapore di mare”, ku gjatë matjes së rregullt uji ishte jashtë kufijve të lejuar, kanë treguar se cilësia e ujit të detit është e klasës K1, deklarohet për Portalin Ul-info nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.
Kjo do të thotë, siç shtohet nga ky institucion, se uji i detit edhe në këtë plazh të Ulqinit është cilësor dhe i sigurt për larje dhe rekreacion.
Cilësia e ujit të detit kontrollohet në Ulqinit gjatë tërë sezonit, çdo dy javë.