Të mirat detare: DO T’I SANOJMË PRISHJET NË ULQIN

Koha 2Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ka njoftuar për Portalin Ul-info që kontrolluesit e saj mbas stuhisë kanë vizituar zonën e të mirave detare. “Sidomos është evidentuar dëmtimi i parmakëve në Pyllin e pishave dhe në pjesën e Moles së madhe”, thuhet nga ky institucion.

Siç shtohet, kontrolluesit vazhdojnë intensivisht vizitat dhe kontrollet e zonës në mënyrë që shënohet i gjithë dëmi në mënyrë adekuate. “Mbas përfundimit të motit të keq, Të mirat detare do të nisin sanimin e të gjithë prishjeve të infrastrukturës bregdetare dhe do të jetë në komunikim me shërbimet komunale në mënyrë që pastërtia e bregdetit ti sillet sa më parë në nivel adekuat”, përfundohet nga Shërbimi për informim i kësaj ndërmarrje publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi