Rezultatet e analizave të përsëritura të mostrave të ujit të detit të realizuara në periudhën prej më 17 deri më 19 gusht kanë treguar cilësi të shkëlqyer ( K1) në plazhin e ish hotelit “Lido”.
Në këtë plazh, gjatë matjes së rregullt të cilësisë sanitare të ujit të detit pak ditë më parë, rezultati ishte jashtë kufijve të lejuar.
Kjo do të thotë se përgjatë tërë rivierës së Ulqinit uji i detit është cilësor dhe i sigurt për larje dhe rekreacion, shtojnë nga “Të mirat detare”.