Sipas evidencës së Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare, 68 përdorues të hapësirës në brigjet e lumit Buna në komunë të Ulqinit nuk kanë kryer pagesën e kompensimit për vitin 2014 dhe nuk kanë nënshkruar kontratën me Ndërmarrjen publike deri më 31.12.2014. Të përmendurit e kishin detyrim ta bëjnë këtë në bazë të dispozitës së Kontratës së mëparshme, si dhe në bazë të Planit për objektet e karakterit të përkohshëm për komunë të Ulqinit. Është iniciuar procesi i kontrollit inspektues tek Drejtoria për punë inspektuese, me qëllim heqjen e objekteve të përmendura, si dhe fshirjen e përhershme nga Evidenca dhe Plani.
Njoftojmë pronarët e përmendur të objekteve të cilët nuk kanë kontratat e nënshkruara me Ndërmarrjen publike se do të iniciojmë Padinë në gjykatën kompetente për kompensim të hapësirës së shfrytëzuar për vitin 2014, të cilat do t’i paguajmë me anë gjyqësore. Po ashtu do të kërkojmë nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit fshirjen e të gjithë lokaliteteve në brigjet e lumit Buna, në të cilët janë të vendosur objektet nga Plani o objekteve të karakterit të përkohshëm për komunë të Ulqinit, e për të cilët nuk janë shlyer detyrimet buxhetore, thuhet në kumtesën e Shërbimit për informim të këtij institucioni.








