Të punësuarit në Shërbimin e kontrollit të ndërmarrjes publike Të Mirat Detare pëdçdo ditë vizitojnë zonën e të mirave detare në të gjashtë komunat bregdetare, evidentojnë parregullsitë eventuale dhe i dërgojnë në Drejtorinë për punë inspektuese.
Përfaqësuesit e Të mirave detare kanë thënë se gjatë kohëzgjatjes së sezonit turistik, ankesën ose parregullsinë e vërejtur turistët mund ta tregojnë duke thirr në 08000 1300, gjegjësisht numrin e Call qendrës të Organizatës Nacionale Turistike (ONT).
“Në bazë të raportimit të aktiviteteve të Të Mirave Detare gjatë sezonit turistik për vitin e kaluar, në periudhën e koncentrimit më të madh të turistëve në plazhet malazeze, në korrik dhe gusht, ankesat më së shumti kishin të bënin me moslirimin e plazheve nga mobiliarët si dhe vendosjen dhe përdorimin e skuterëve në afërsi të plazhit”, thane nga Të mirat detare për agjencinë Mina Business.