Me kontrollin e zonës së të Mirave detare në Ulqin, në lokalitetin Plazhi i madh Shtoji i poshtëm menjëherë në pjesën e pasme të plazhit tek lokali Coco beach zhvillohen punimet në asfaltimin e rrugës dhe zgjerimin e parkingut.
Siç thuhet në kumtesën e të Mirave detare, janë asfaltuar 250 m rrugë nga hyrja në plazhin Noki beach deri tek hyrja në plazhin Coco beach.
Në këtë hapësirë më herët ekzistonte rruga urbane, si dhe një hapësirë e vogël e pastruar për parkimin e automjeteve.
Është bërë shënimi zyrtar për këtë rast.









