Procesi i limitimit për qiradhënien e plazheve në territorin e komunës së Ulqinit nuk u mbajt sot, mëson Portali Ul-info.
Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare është njoftuar se personat fizik të cilët janë lajmëruar në shpalljen publike duhet të shlyejnë detyrimet ndaj administratave lokale në të cilat banojnë.
Por, ky kusht nuk ishte i vendosur në konkurs, prandaj disa persona ishin të pakënaqur.
Për këtë arsye u vendos që procesi i limitimit të kryhet në selinë e kësaj ndërmarrje në Budvë më 23 shkurt.