Të mirat detare: MBROJTJA E DINAVE, PASTRIMI I KACEMES, NDËRTIMI I MURIT

Kacemja, KacemaNga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare është njoftuar që së shpejti do të nis realizimi i dy punëve me vlerë.

E para ka të bëj me thellimin, gjegjësisht heqjen e rërës së grumbulluar në Kaceme, investim me vlerë 45 mijë euro. 20 mijë euro të tjera do të shpenzohen në ndryshimin e Projektit kryesor të portit.

Thuhet po ashtu se planifikohet rrethimi dhe rehabilitimi i dinave në Plazhin e madh, për çka janë ndarë 30 mijë euro.

Investimi më i rëndësishëm për këtë vit në zonën e të mirave detare në Ulqin do të jetë ndërtimi i murit në Pyllin e pishave, prej ish hotelit Galeb deri në Albatros, me vlerë 147 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi