Katër plazhet me famë të Ulqinit do të mbajnë edhe këtë verë Flamurin e kaltër, ndërsa në vijim është procedura që edhe dy plazhe tjera të marrin këtë vlerësim prestigjioz, u komunikua nga ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.
Kështu, flamuri i kaltër do të vazhdoj të valëvis në plazhet “Miami”, “Copacabana”, “Evropa beach” dhe “Paradiso”, deri sa të njëjtën gjë shpresojnë pronarët e plazhit “Toni gril” dhe “Lux Beach”.
Ceremonia solemne me rastin e shënimit të jubileut – dhjetë vjetorin e implementimit të këtij programi prestigjioz ekologjik i cili zhvillohet nën kujdesin e Fondacionit për edukim ekologjik në 49 shtete të botës do të mbahet të shtunën me 8 qershor, në plazhin “Almara Beach” në Tivat.