Të mirat detare: NË ULQIN LULËZON NDËRTIMI I EGËR

Kontrollorët e NP “Të Mirat detare” kanë dorëzuar dy padi të reja Drejtorisë për punë inspektuese për shkak të ndërtimit pa leje në Ulqin dhe në zonën të cilën e menaxhon kjo ndërmarrje publike.Morsko dobro 1

“Me vizitën e hapësirës në komunë të Ulqinit, kemi konstatuar që në vendbanimin Shtoj i poshtëm, 350 metër nga kthesa për në plazhin “Copacabana” në drejtim të lumit Buna, në parcelën kadastrale nr. 1268 ose 1248 K.K. Shtoj i poshtëm kryhen punët ndërtimore, ndërtimi i katit në objektin ekzistues.

Meqë bëhet fjalë për punë pa leje ndërtimi është e nevojshme të kryhet kontrolli i hapësirës nga ingerencat e Drejtorisë për punë inspektuese”, thuhet në padinë e parë në të cilën kishte qasje “Primorske novine”.MD 2

Padia e dytë ka të bëjë me ndërtimin në vendbanimin Shtoj i epërm, në parcelën kadastrale nr. 1065 apo 1095/2 K.K. Shtoj i poshtëm, ku zhvillohen punët ndërtimore në ndërtimin e katit me sipërfaqe rreth 70 m2, në objektin ekzistues, pa leje ndërtimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi